Avokati i Kadri Veselit, Rodney Nixon, e ka përmbyllur me akuza të rënda ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundërparashtrimin në parashtrimet përfundimtare të organit akuzues në rastin e ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.
Nixon e ka quajtur “dembellëk” mënyrën se si Zyra e Prokurorit të Specializuar ka prezantuar provat materiale që akuzojnë ish-krerët e UÇK’së.
“Kjo është dembel-llëk dhe tregon përbuzje për vetë themelin e kësaj gjykate, e cila nuk është krijuar që të dnojë për hir të dënimin. Kjo tregon vetëm një model reklamimi dhe në fakt ky është rregulli kryesor i tyre: sundoj dhe përçaj”, ka thënë Nixon.
Më tej, ai ka kërkuar nga trupi i gjykues “ta gjej të vërtetën në këtë rrëmujë” dhe “të bashkohet në pafajësinë e Veselit”. /Insajderi.org/