×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmi i papërgjegjësisë së KEDS-it, Prishtina mbushet me qymyr

    Insajderi
    24 November 2018 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova jo vetëm që po përballet me krizë energjetike por një problem tjetër i cili ka hasur në vështërsi të pa tejkalueshme është ndotja e ambientit me anë të përdorimit të qymyrit.

    Për shkak të reduktimeve të cilat kanë eskaluar deri në 10 orë nga ana e KEDS, qytetarët kanë gjetur si zgjidhje opsionale që të furnizohen me qymyr që gjatë sezonës së dimrit të paktën  mos të kenë probleme me ngrohje.

    Në disa foto të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi, kjo sasi e thëngjillit ishte zbrazur para një shtëpie në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.

    Përdorimi i qymyrit është ndaluar më ligj për shkak të ndotjes së ambientit, pasi cilësia e ajrit në Kosovë e sidomos në rajonin e Prishtinës është bërë alarmant/Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark