Demokratët kanë kritikuar ashpër shefin e FBI-së, James Comey, për “standardet e dyfishta”, pasi që filloi hetime të reja ndaj e-mailave të kandidates demokrate, Hillary Clinton.
Komentet erdhën pas raporteve të medieve amerikane se drejtori Comey, ka folur kundër publikisht duke akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, përfshirë këtu edhe e-mailet e pretenduara.
Ndërsa menaxheri i fushatës së Clintonit, Robby Mook, tha se e-mailet e reja që i ka siguruar Comey janë e-maile të cilat i ka pasur Ruësia disa javë përpara se të paralajmëronte një hetim të ri. Mook thotë se kjo “tregon një standard të qartë të dyfishtë”.
FBI nuk ka pranuar që të komentojë në lidhje me këtë, shkruan BBC.