Demokristianët kosovarë bashkohen për herë të dytë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demokristianët kosovarë bashkohen për herë të dytë

    Insajderi
    14 February 2016 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Ditën e të Dashuruarve, dy fraksionet politike të demokristianëve kosovarë kanë vendosur të ribashkohen pas ndarjes që kishte ndodhur në vitin 2007 dhe bashkimi në vitin 2009.

    Ukë Berisha, kryetar i PSHDK-së me këtë rast ka theksuar se Kosovës i duhen demokristianët, duke pohuar se nuk janë parti fetare por bazohen në  një sistem vlerash politike që kanë traditë demokracinë kristiane.

    ‘’Demokristianet nuk janë parti fetare por përfaqësojnë demokracinë perëndimore demokristiane. Pra, Kosovës i duhen demokristianët dhe ky hap është i fuqishëm dhe duhet përshëndetur’’, ka thënë Berisha, raporton Insajderi.com.

    Gjatë kësaj ceremonie u tha se në zgjedhjet e ardhshme Demokristianët do të kthehen fuqishëm në Parlamentin e Kosovës sepse sipas tyre duhet të dëgjohet zëri demokristian.

    Por ky bashkim i demokristianëve ka ndodhur edhe më parë. Pas ndarjes më 2007, kur Zef Morina ishte shkarkuar nga kryesia e PSHDK-së dhe kishte formuar PDKI-në me anëtarët e partisë së vjetër, në vitin 2009, këto dy parti kishin vendosur të bashkoheshin dhe të garojnë së bashku në zgjedhje.

    Por partitë nuk kishin garuar së bashku, pasi ky bashkim ishte kundërshtuar nda disa degë të PSHDK-së të cilat vendosën të shkojnë në zgjedhje me partinë e Hashim Thaçit, me të cilin nuk u ndanë të kënaqur, pasi nuk fituan as një vend në Parlament.

    Tash me këtë ribashkim, demokristianët duan që të kthehen në institucione. Sipas kryetarit të PSHDK-së, Ukë Berisha, diskriminim i demokristianeve që po shkon në favor të sllavo-islamikëve që këtë  e ka vërejtur edhe Evropa.

    ‘’Sot Demokristianët e Kosovës janë kthyer aty ku ishin më parë, duke tejkaluar të gjitha ato problem dhe vështirësi që kishin më herët’’, ka thënë Berisha.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark