Kështu tha sot ministri i Forcës të Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli priti në një takim zyrtar ambasadorin e Zvicrës në NATO, Christian Meuwly i clili së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë Krystyna Marty Lang, kryesonin delegacionin nga Zvicrra.
Demolli, në takim ka falënderuar ambasadorin e Zvicrës në NATO, zotin Meuwly për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Qeveria e Zvicrës për Kosovën dhe në kuadër të saj edhe për FSK-në, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë dy shtetet në të gjitha fushat.
Ministri kosovar me këtë rast, e ka njoftuar ambasadorin Meuwly me të arriturat e përgjithshme të FSK-së; zhvillimet aktuale dhe për procesin e transformimit të FSK-së.
Ndërsa, ambasadori i Zvicrës në Selinë e NATO-s, në Bruksel, z. Meuwly shprehi kënaqësinë e tij, për pritjen në Ministrinë e FSK-së, si dhe premtoi për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. /Insajderi.com