×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Demolohet një lokal në Prishtinë, detaje nga policia

    Insajderi
    28 March 2023 - 23:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një lokal në kryeqytet është demoluar nga persona të panjohur.

    Incidenti ndodhi në një lokal që gjendet në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, rreth orës 21:30 të mbrëmjes.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark