Insajderi
Lajme

Dëmtimi i 11 autobusëve në Junik, Prokuroria jep detaje

Insajderi
19 August 2025 - 14:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dëmtimi i 11 autobusëve në Junik, Prokuroria jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

11 autobusë të kompanisë “Juniku Reisen” në Junik, ishin cak i një sulmi nga persona të panjohur pasditen e së dielës.

Viktima kishte paraqitur rastin në polici ku kishte deklaruar se autobusët ishin në parking dhe u janë dëmtuar xhamat. Vlera e dëmit u tha se ishte rreth 50 mijë euro.

Lidhur me këtë rast zëdhënësi i Prokurorisë Themlore të Pejës, ka thënë për Insajderin se janë identifikuar autorët.

Nikçi tha se personat që qëndrojnë pranë këtij akti janë fëmijë, dhe të njëjtit nuk kanë përgjegjësi penale.

“Janë identifikuar dy fëmijë të cilët nuk kanë përgjegjësi penale lidhur me këtë qështje dhe njëkohësisht nuk mund të zhvillohet procedurë ndaj tyre”, tha Nikçi.

Ai shtoi se palët janë udhëzuar të shkojnë në kontekst civil.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark