Insajderi
Lajme

Dëmtimi i monumentit të UÇK’së në Kaçanik, reagon ashpër OVL-UÇK

Insajderi
17 May 2026 - 20:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dëmtimi i monumentit të UÇK’së në Kaçanik, reagon ashpër OVL-UÇK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar dëmtimin e monumentit të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës në Kaçanik, duke e cilësuar këtë akt si sulm ndaj historisë çlirimtare.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka thënë se monumentet e UÇK-së përfaqësojnë kujtesën e përhershme të rezistencës dhe rrugës së popullit shqiptar drejt lirisë.

Deklarata e plotë:

OVL UÇK, dënon ashpër dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik, duke e konsideruar këtë akt si sulm ndaj historisë sonë çlirimtare, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave të lirisë për të cilat u derdh gjak.

Monumentet e UÇK-së janë kujtesë e përhershme e rezistencës dhe e rrugës së popullit tonë drejt lirisë, prandaj çdo cenim i tyre është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Kërkojmë nga organet e rendit dhe drejtësisë që autorët e këtij akti të zbulohen dhe të përballen me ligjin sa më parë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark