×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dëmtimi i tabelave në gjuhën shqipe, arrestohet një serb në Leposaviq

    Insajderi
    17 March 2024 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një serb është arrestuar në Leposaviq në orët e para të së shtunës, pasi dyshohet se ka dëmtuar dy shenja trafiku.

    Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Tabelat e komunikacionit që tregojnë emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe dhe atë serbe (alfabeti latin) janë vandalizuar në disa lokacione në pjesën veriore të Kosovës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark