Gjatë ndeshjes mes PSG dhe Monaco në Ligue 1, në fushën e kësaj të fundit, portieri italian Gianluigi Donnarumma pësoi një dëmtim serioz në fytyrë, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Wilfried Singo, sulmuesi kundërshtar.
Episodi i frikshëm, që i rrezikoi seriozisht syrin, më së paku, portierit italian ndodhi në minutën e 20-të të ndeshjes, kur Singo e goditi Donnarumma në fytyrë me takat e këpucës, duke i shkaktuar disa plagë të dukshme.
Pas incidentit, Donnarumma u detyrua të largohej nga fusha dhe u zëvendësua. Pavarësisht dëmtimit, portieri arriti të dilte nga fusha me këmbët e tij. PSG ka konfirmuar se ai do t’iu nënshtrohet sot ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit dhe sa duhet të qëndrojë larg aktiviteteve sportive.
Kujdes! Pamje të rënda
Donnarumma 😨 pic.twitter.com/ldsYQ502TE
— Deen (@Deens786) December 18, 2024