×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dëmtohet rëndë një varr në një lagje të Prizrenit, pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    11 February 2024 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një varr është demoluar në varrezat e lagjes Arbana në Prizren.

    Denoncuesi Bashkim Gajraku nga kjo lagje ka thënë për Insajderin se i ka bërë thirrje organeve të rendit për hetimin e rastit. Ai ka thënë se s’dihet motivi i ngjarjes.

    Në videon që ka dërguar, shihet një varr krejtësisht i demoluar.

    “Kjo është krim për njerëzimin, mos me pasë fëmija ku me ardhë te baba i vet”, thotë denoncuesi në video.

    Insajderi ka kontaktuar me Policinë në Prizren për ta pyetur nëse janë të informuar liidhur me rastin, mirëpo deri në momentin e publikimit s’ka pranuar ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark