Dëmtoi nëntë varre të dëshmorëve, policia e arreson 34-vjeçarin në Pejë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Dëmtoi nëntë varre të dëshmorëve, policia e arreson 34-vjeçarin në Pejë

    Insajderi
    23 May 2023 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E.U, 34-vjeçar, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se i njëjti ka dëmtuar varrezat e dëshmorëve në Lubeniq të Pejës.

    Lajmi është bërë ditur nga Policia e Kosovës, teksa thotë se njërin varr i dyshuari e kishte dëmtuar në masë të madhe, teksa tetë të tjerë më pak të dëmtuar, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 23.05.2023, rreth orёs 07:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga pёrson/a tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Aty ёshtё vërejtur se njё (1) varr ishte dёmtuar nё masё mё tё madhe ndёrsa tetё (8) tё tjera janё dёmtuar mё pak”, vijon njoftimi.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë, sipas policisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark