Insajderi
Lajme

Dëmtoi pajisjet e autolarjes dhe vodhi 3 mijë euro, arrestohet një person

Insajderi
03 January 2026 - 09:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dëmtoi pajisjet e autolarjes dhe vodhi 3 mijë euro, arrestohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti e ka dëmtuar aparatin elektronik të një autolarje dhe ka vjedhur para metalike në vlerë rreth 3 mijë euro.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rruga e Pejës, Prishtinë  02.01.2026 – 07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një autolarje ka dëmtuar aparatin elektronik dhe kishte vjedhur para metalike në vlerë rreth 3000€. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark