Dënohet me 7 vite burg dhe 25 mijë euro gjobë, i dyshuari për shitjen e narkotikëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me 7 vite burg dhe 25 mijë euro gjobë, i dyshuari për shitjen e narkotikëve

    Insajderi
    16 December 2016 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj, të enjten ka shpallur fajtor të pandehurit G.R, për veprën penale krimi i organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve.

    Kjo gjykatë e dënoi me 7 vite e 6 muaj burgim dhe me gjobë në shumë prej 25 mijë euro.

    Sipas njoftimit nga gjykata i pandehuri G.R,  gjatë vitit 2010 në bashkëpunim me pesë të pandehur të tjerë duke vepruar si grup kriminal me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, kanë kryer krim të rëndë – ofrimit të shtijës, për shitje dhe transportim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm.

    “I pandehuri G.R i ka organizuar të gjitha veprimet e këtij grupi, ashtu që të gjykuarit I.K i ka dhënë veturën e tij që nga shteti i Zvicrës të shkojnë në Kosovë me qëllim të blerjes së 7.5 kg narkotik të llojit heroinë dhe pastaj të njëjtën ta transportojë në shtetin zviceran. I.K, e kishte marr veturën me heroinë dhe është nisur në drejtim të Zvicrës tek i pandehuri G.R, por në Malishevë është ndalur nga policia me ç’rast pas kontrollimit nga ana e tyre është gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike e llojit heroinë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri sa aktgjykimi të marr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark