Departamenti amerikan i shtetit, i dërguari rus në bisedimet për paqe në Ukrainë dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e kanë shprehur zëshëm kundërshtimin e tyre ndaj deklaratës për “Rusinë e Vogël”, në Ukrainë, që është shpallur dje nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, këtë deklaratë të separatistëve në Donjeck e cilësoi si “fushë të shqetësimit për ne”.
Kryesuesi aktual i OSBE-së, Sebastian Kurz, ministër i jashtëm i Austrisë, tha se “është i shqetësuar për retorikën provokuese që e dëgjojmë nga Donjecku”.
Boris Gryzlov, shef i ekipit të negociatorëve të Rusisë për Ukrainën, po ashtu, theksoi se “kjo nismë nuk përputhet me procesin e Minskut” dhe se “atë e merr si ftesë për diksutim”.
Më tutje ai tha se “kjo deklaratë nuk ka konsekuenca juridike”.