Gjykata Themelore e Prizrenit e ka dënuar me dy vjet burgim dhe me gjobë në shumën prej 600 euro, një person në Prizren për vjedhje.
“Gjykata ka bërë shpalljen e aktgjykimit pas pranimit të fajësisë në mënyrë vullnetare nga vet i akuzuari me iniciale A.Sh, nga Prizreni dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale të vjedhjes”.
Sipas aktakuzës, A.Sh më 01.04.2014 në orë të pacaktuar në punëtorinë e L.M, në lagjen Arbana, me qëllim të përvetësimit të pasurisë të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, merr pasurin e luajtshme e të dëmtuarit me iniciale G.P. duke shfrytëzuar rastin derisa i dëmtuari i kishte lënë 4 disqe (fellneve) të gomave të veturës së tipit ,,BMW” në punëtorin e lartcekur dhe largohet nga vendi i ngjarjes.