Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar me dy vjet burg të pandehurin S.N. për transportim të substancave narkotike.
Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka dënuar të pandehurin për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
“Në bazë të kësaj ai është dënuar prej dy vjet burg si dhe dënim me gjobë në shumë prej 800 euro”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
Sipas gjykatës, S. N. në shtator të këtij viti, në pikën kufitar Hani i Elezit, gjatë kontrollit të veturës së tij nga ana e policisë, në dy karriget e para të automjetit i janë gjetur dhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike ngjyrë e gjelbër të llojit Marihuan Tetrahidrokanabinol, me peshë të përgjithshme 5 kg dhe 365.4 gr
Ai këtë substancë, sipas gjykatës, ai e kishte marrë në Shqipëri bashkë me dy persona të cilët kanë udhëtuar nëpër Kosovë për në Maqedoni, ndërkaq qëllimi i tij ka qenë që ta transportojë këtë substancë narkotike në shtetin e Turqisë./Insajderi.com