Insajderi
Zgjedhjet 2026

Aurora Berisha viziton Parkun e Biznesit: Në këtë mandat qeverisës bizneset janë ballafaquar me probleme, programi i PDK-së ofron lehtësira

Insajderi
17 January 2025 - 16:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aurora Berisha viziton Parkun e Biznesit: Në këtë mandat qeverisës bizneset janë ballafaquar me probleme, programi i PDK-së ofron lehtësira
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga PDK me numër 68 Aurora Berisha, ka vizituar sot Parkun e Biznesit në Drenas.

Berisha atje ka premtuar se Qeveria e Bedri Hamzës do jetë mbështetësi kryesore i bizneseve kosovare.

Sipas saj gjatë Qeverisë Kurti, bizneset janë përballur me probleme të shumta.

“Gjatë vizitës që patëm në Parkun e Biznesit në Drenas, u njoftuam për se afërmi me sfidat që po përballen bizneset vendore. Në këtë mandat qeverisës bizneset janë ballafaquar me probleme të shumta. Programi i PDK-së ofron lehtësira të shumta për bizneset. Qeveria e ardhshme, e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza, do të jetë mbështetësi kryesore i bizneseve kosovare. Kosova mundet më mirë, bizneset meritojnë më shumë”, ka shkruar Berisha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark