×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet gjuha e ashpër e pushtetit ndaj Prokurorisë Speciale

    Insajderi
    20 April 2023 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar gjuhën e kryeministrit Albin Kurti, ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe deputetëve të LVV-së kundrejt organeve të drejtësisë pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

    Përmes një komunikate për media ka thënë se që nga arrestimi i djeshëm i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, mbi bazën e akuzave për korrupsion, janë intensifikuar deklarimet dhe akuzat nga eksponentë të partisë në pushtet ndaj sistemit prokurorial, e në veçanti Prokurorisë Speciale.

    KDI-ja ka thënë se gjatë seancës së sotme të Kuvendit, Kurti si dhe ministrja Rizvanolli, kanë akuzuar Prokurorinë Speciale për ndjekje selektive të rasteve të korrupsionit.

    Sipas njoftimit, deklarimet sistematike të zyrtarëve më të lartë qeveritar përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën, pavarësinë dhe integritetin e prokurorisë.

    “Ndërhyrjet si këto, bien ndesh me zotimet e Qeverisë për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve. Është absurde që në njërën anë të kërkohet intensifikim i luftës kundër korrupsionit, e në anën tjetër, të sulmohet Prokuroria kur e njëjta ndjek penalisht afera korruptive ku potencialisht janë të përfshirë zyrtarë të emëruar apo që kanë lidhje me pushtetin”, thuhet në njoftim.

    Për më keq, sipas KDI-së, atakimi i prokurorisë dhe mbrojtja e individëve partiakë që po hetohen për raste të korrupsionit, është bërë edhe nga disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Shfrytëzimi i foltores së Kuvendit për të ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë, e në veçanti duke shënjestruar udhëheqës të sistemit prokurorial, është i papranueshëm dhe duhet të ndërpritet menjëherë. Ndërhyrjet dhe sulmet mbi punën e institucioneve të drejtësisë nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, si dhe minojnë besimin dhe pritshmëritë e publikut për sundim të ligjit”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark