Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar policin Veton Gashi për veprën penale në bashkëkryerje ‘Marrja e ryshfetit’.
Andaj, gjykata i shqiptoi dënim me kusht në kohëzgjatje prej 1 viti i cili nuk do të ekzekutohet, nëse brenda afatit prej 2 viteve nuk do të kryejë vepër të re penale.
I akuzuari tjetër H.K gjendet në arrati, për të njëjtin është lëshuar urdhër arrest dhe është veçuar procedura ndaj tij.
Gashi në qershor të vitit 2012 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Sllatinë, në pozitën e pjesëtarëve të policisë së Kosovës-Njësia e Trafikut Rajonal-patrollë, në bashkëveprim me të pandehurin Hydajet Krasniqi, kanë kërkuar në emër të ryshfetit shumën e të hollave prej 300 euro, kurse kanë marrë ryshfet para në shumën prej 100 euro, nga i dëmtuari F.H. me ç’rast të njëjtit nuk i kanë shqiptuar tiketë ndëshkuese, për shkak të kundërvajtjes së shkaktuar në komunikacion, duke kryer kështu vepër penale në bashkëkryerje ‘Marrja e ryshfetit’, ka bërë të ditur Gjykata Themelore përmes komunikatës për media./Insajderi.com