Dënohet me 13 vjet burg për krime lufte Dushko Arsiq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me 13 vjet burg për krime lufte Dushko Arsiq

    Insajderi
    02 February 2024 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata themelore e Prishtinës e ka dënuar sot me 13 vjet burg për krime lufte, Dushko Arsiq.

    Ai është akuzuar për krime lufte në fshatin Butovc, në shkurt të vitit 1999.

    Sipas dosjes së prokurorisë, grupi ku ishte pjesëtar Arsiq fillimisht kishin plagosur e vrarë viktima, në mesin e të cilëve të ndjerin, Brahim Shala i cili u vra me pushkë automatike e më pas për bartjen e trupit të tij e urdhëruan Artan Krasniqin atë kohë 15-vjeçar.

    Arsiq akuzohet se duke qenë pjesë e policisë serbe dhe grupeve paramilitare, ka maltretuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarin Artan Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark