Insajderi
Lajme

Dënohet me 22 vjet burgim burri që vrau fqinjin në Klinë

Insajderi
15 October 2026 - 12:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dënohet me 22 vjet burgim burri që vrau fqinjin në Klinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 22 vjet burgim një burrë me inicialet A.N., pasi e ka shpallur fajtor për tri vepra penale, përfshirë vrasjen dhe vrasjen e rëndë në tentativë.

Aktgjykimi është shpallur nga Departamenti i Krimeve të Rënda, me trupin gjykues të kryesuar nga Musë Povataj, ndërsa anëtarë ishin Veton Ademaj dhe Shaqë Curri.

Sipas aktgjykimit, për veprën penale të vrasjes, të pandehurit i janë shqiptuar 19 vjet burgim. Për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë, ai është dënuar me pesë vjet burgim, ndërsa për mbajtjen, kontrollin ose posedimin e paautorizuar të armëve, me një vit burgim.

Pas shqiptimit të dënimeve individuale për secilën vepër penale, gjykata ka caktuar dënimin unik prej 22 vjetësh burgim.

Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e armëve dhe municionit të sekuestruar. Ndaj të pandehurit është vendosur vazhdimi i paraburgimit deri në marrjen e formës së prerë të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi unik i shqiptuar.

M.A. dyshohet se u vra nga fqinji i tij, A.N., tashmë i dënuar, në prill të vitit 2022.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark