Insajderi
Lajme

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan

Insajderi
15 July 2026 - 09:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Skender Krasniqit, duke e dënuar me një dënim unik prej 24 vjet burgim për vrasjen e F.Z., të ndodhur në gusht të vitit 2024 në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, shkruan Insajderi.

Në vendimin e shpallur të mërkurën, trupi gjykues mori vendim që t’ia rikualifikojë veprën penale të akuzuarit nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje”.

Gykata ka specifikuar masat ndaj të akuzuarit duke bërë bashkimin e dënimeve për dy vepra penale: Për veprën penale “Vrasje” (pas rikualifikimit nga vrasje e rëndë): Krasniqi u dënua me 22 vjet burgim, për armëmbajtje pa leje: I akuzuari u dënua me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur në gusht të vitit 2024 në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.

Konflikti që çoi në vrasjen e F.Z. kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje të çastit që kishin pasur fëmijët e palëve të përfshira.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark