Insajderi
Lajme

Dënohet me 3 vite burgim pejani për vjedhje të rëndë

Insajderi
03 February 2026 - 16:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dënohet me 3 vite burgim pejani për vjedhje të rëndë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor të pandehurin E.K., duke e dënuar me burgim efektiv dhe gjobë për disa vepra penale të vjedhjes, shkruan Insajderi.

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykimin ndaj të pandehurit E.K., i cili akuzohej për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”.

Gjyqtarja Blerta Kelmendi, pas shqyrtimit të lëndës, e ka shpallur të pandehurin fajtor për dy pika të aktakuzës. Për këto veprime, ndaj tij është shqiptuar një dënim unik prej 3 vite e 4 muaj burgim, si dhe një gjobë prej 800 eurosh.

Në dënimin me burgim, të dënuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ku ai ndodhet që nga data 2 korrik 2025.

Prokuroria hoqi dorë nga disa pika të aktakuzës Për tri pika të tjera të aktakuzës (I, II dhe V), Gjykata ka marrë vendim që ta refuzojë akuzën. Ky vendim erdhi pasi Prokurori i Shtetit hoqi dorë nga ndjekja penale për këto pika specifike gjatë procesit gjyqësor.

Seanca e shpalljes së aktgjykimit është realizuar përmes video-lidhjes. Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda një afati prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark