Dënohet me një vit e gjysmë burg policja që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me një vit e gjysmë burg policja që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Pejë

    Insajderi
    27 March 2025 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarja policore Hanifa Ljaiq është dënuar me një vit e gjysmë burgim efektiv lidhur me aksidentin e shkaktuar më 2022-ën në Novosellë të Pejës, ku mbeti e vdekur një grua e moshës përreth 50-vjeçare dhe u lënduan tre të tjerë.

    Gazeta Insajderi merr vesh se Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar të pandehurës një vit e gjysmë burgim, pasi e njëjta ka pranuar vullnetarisht fajin. Ajo është dënuar për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

    Pranohet pranimi i fajësisë nga ana e të pandehurës Hanifa Ljaiq për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”. Meqenëse pranimi i fajësisë bëhet vullnetarisht nga ana e të pandehurës dhe ka mbështetje në provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës, si dhe pranimi i fajësisë është bërë pasi që i pandehuri i ka të qarta pasojat dhe përparësitë e pranimit të fajësisë”, thuhet në aktvendimin e gjykatës.

    Prokuroria e ka pranuar propozimin e fajësisë nga ana e të pandehurës dhe i ka propozuar gjykatës që ta marrë si rrethanë lehtësuese, teksa ka kërkuar që si rrethanë rënduese të shqyrtohet humbja e një jete në aksidentin në trafik. Prokuroria në Pejë ka kërkuar që t’i shqiptohet dënimi për ndalim të drejtimit të automjetit.

    Ljaiq ishte përfshirë në një aksident trafiku me fatalitet që ndodhi mëngjesin e asaj dite fshatin Novosellë të Pejës.

    Në aksident ishin të përfshira dy vetura. Në veturën tjetër ishin katër të lënduar, ku njëri nga ta i moshës përreth 50-vjeçare kishte humbur jetën. Tri viktimat e tjera kishin shkuar për trajtim në QKUK.

    Prokuroria në Pejë kishte bërë të ditur se pas aksidentit ishte ndaluar policja Ljaiq. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark