×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet për armëmbajtje pa leje i akuzuari për rastin e 400 kilogramëve kokainë në kamionin në Lipjan

    Insajderi
    14 February 2024 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vite burgim efektiv Kadri Sheqirin, të akuzuarin për rastin e 400 kilogramëve kokainë, për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar avokati i tij, Xhafer Maliqi, i cili ka thënë se do të ankimohet vendimi dhe që dënimi të bëhet me gjobë.

    Përgjatë seancës së sotme Sheqirit iu shtua aktakuzë e re vepra penale “armëmbajtje pa leje”.

    Sheqiri për këtë vepër penale e pranoi fajësinë përpara gjykatës.

    Në nëntor të vitit 2022, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj shtatë personave lidhur me 400 kilogramët e famshëm të kokainës, që u kapën në një kamion në Lipjan.

    “Është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark