×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dënohet shqiptari që mashtroi pensionisten zvicerane

    Insajderi
    10 February 2016 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve në Lucern, e ka dënuar 55 vjeçarin me burg 15 muaj me kusht, në një kohë provuese prej dy vitesh, raportojnë mediat zvicerane.

    Sipas raportimeve, shqiptari55 vjeçar nga Kosova ka mashtruar pensionisten 75 vjeçare duke ia marrë afro 190.000 franga, si ndihmë në tejkalimin e “problemeve shëndetësore”.

    Por arsyeja kryesore po del të jetë, blerja e patundshmërive në Kosovë. Edhe pse në gjykatë ai ka premtuar se do t’ia kthejë paratë, por sipas “zentralplus.ch” ai kurrë nuk e ka bërë këtë

    Trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve në Lucern, e ka dënuar 55 vjeçarin me burg 15 muaj me kusht, në një kohë provuese prej dy vitesh. Këtë dënim e ka marrë për disa akte abuzimi të besimit, pasi që është konstatuar se ai edhe më parë ka bërë disa mashtrime me kartela bankash. Por, kosovari është shpallur i pafajshëm sa i përket akuzës për mashtrim të shumëfishtë, kështu që dënimi ka rezultuar më i butë se sa ishte kërkuar nga akuza.

    Ai e kishte mashtruar pensionisten zvicerane duke i thënë se në Kosovë do të blente patundshmëri me çmime të volitshme, të cilat pastaj do t`i shiste më shtrenjtë. Por, në vend të të gjitha këtyre, ai i çonte paratë nëpër kazino dhe e shtonte jetën me paratë e plakës. Po ashtu edhe shpenzimet procedurale prej 4000 frangash duhet t`i paguante ai.

    Ai ka thënë para gjykatës se në të vërtetë ai është i mashtruari në këtë mes. Kjo pasi që gjatë tregtisë së tij me patundshmëri në Kosovë është mashtruar nga shitësit.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark