×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Denoncimi për keqpërdorimin në “Trepçë”, Azemi ka një njoftim të ri

    Insajderi
    10 May 2023 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se përbrenda 24-orëve iu është bërë pagesa e tre muajve praktikantëve të ndërmarrjes“Trepça Sh.A”.

    Azemi një gjë të tillë e ka njoftuar me anë të ‘Facebook’-ut, duke thënë se kompania ende s’I ka përmbushur në tërësi obligimet ndaj këtyre punëtorëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pas denoncimit të Federatës son sindikale ndaj Kompanisë Trepça Sh.A për mospagesën e pagave qe 3 muaj punëtorëve praktikantē  ,sotë kjo  kompani pa u bër  24 orë u bëri pagesën këtyre punëtorëve për dy muaj, por kompania ka ende obligime ndaj këtyre punëtorëve dhe ajo duhet ti pērmbush zotimet e veta sipas konkursit”, ka thënë ai në ‘Facebook’.

    Azemi një ditë më parë njoftoi se një grup praktikantësh e kanë njoftuar se më 20 maj, “Trepça” ka hapur konkurs për 180 pozita të lira për praktikantë. Kësisoj, Azemi u shpreh se bazuar në vendimin e nxjerrë nga vetë ndërmarrja, “Trepça” është e detyruar që për të gjithë praktikantët të ofrojë ushqim, transport si dhe uniformën falas.

    Por, ai tregon se sipas punëtorëve, grupi i parë “deri diku” i ka pasur këto kushte.

    Megjithatë, jo edhe grupi tjetër prej 120 praktikantëve, thotë ai teksa shton se tash e tre muaj nuk e kanë marrë rrogën prej 100 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark