Një dentistë austriak nga qyteti i Tirolit kishte shkruar një fletëpalosje në të cilën shkruante se nuk do ti pranonte pacinetët të cilët janë pro Erdoganit.
Sipas gazetës austriake ”Tiroler Tageszeitung”, fletëpalosjet e shkruara me dorë, gjendeshin në ordinacen e tij private dhe kishin një fotografi të Erdoganit, me një shenjë ”x” mbi të ku shkruhej edhe fjala turke “hayir” që do të thotë ”jo”.
Mirëpo këto fletëpalosje janë hequr nga qarkullimi pas ndërhyrjes së Urdhrit Austriak të Dentistëve.
Dentisiti ka dhënë sqarim për këtë gazetë duke thënë se ai do t’i mjekonte të gjithë pacientët dhe se fletëpalosje ishte një formë proteste kundër politikës së presidentit turk.
Ky lajm ka shkuar edhe tek mediat turke ku një televizon turk dentistin në fjalë e krahasoi me nazistët. /Insajderi.com