×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputet e LDK-së për vendimi e Kurtit: Ka ndërtuar kauzë të rrejshme dhe mashtruese

    Insajderi
    14 March 2024 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Njomza Kosumi

    Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tokës së Manastirit të Deçanit.

    Në lidhje me këtë vendim ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni duke thënë se mashtrimi nuk duhet të lejohet që të bëhet normalitet.

    Quni tha për Insajderin se, sjellja e Kurtit në opozitë përballë veprimeve të tij në pushtet kanë dallim si nata me ditë.

    “Premtimet, deklarimet dhe sjellja e Kurtit në opozitë përballë veprimeve dhe rezultateve të tij në pushtet kanë dallim si nata me ditë. Mashtrimi nuk duhet të lejohet që të bëhet normalitet”, tha ai.

    Reagim tjetër për vendimin e Kurtit, ka bërë edhe deputetja Rrezarta Krasniqi, e cila është shprehur se veprimi i fundit i qeverisë Kurti është edhe një argument për kauza të rrejshme të tyre politike.

    Nuk ka dyshim se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet te respektohen dhe asnjëherë të politizohen ato, por veprimi i fundit i qeverisë Kurti është edhe një argument për kauza të rrejshme të tyre politike, dhe se këta nuk dinë të bëjnë negocim dhe t’i bindin partnerët për mbështetjen e Kosovës”, tha deputetja për Insajderin.

    Tutje, ajo tha se kundërshtuesi më i madh për pronat e manastirit të Deçanit mori vendimin r të cilin të tjerët i kishte quajtur tradhëtar.

    Vendimi për pronat e manastirit të Deçanit u mor pikërisht nga kundërshtuesi më i madh i kësaj teme, madje në të kaluarën ne si LDK na ka quajtur tradhëtar. Ky veprim i tij duhet t’i bindë qytetarët që Albin Kurti ka ndërtuar kauzë të rrejshme dhe mashtruese vetëm për të ardhur në pushtet, e tani nuk i di kufijtë për compromise”, u shpreh ajo.

    Ndryshe Shefat e Misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kanë lavdëruar vendimin Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, i cili konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit në disa hektarë.

    Në deklaratën e tyre u tha se ky është një hap i rëndësishëm përpara nga autoritetet kosovare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark