Xhevahire Imzaku, deputetje e Partisë Demokratik të Kosovës, në fillim të seancës së sotme në seancën ku po diskutohet për projektligjin për veteranët, bëri thirrje për një duke u ngritur deputetet në kërmbe kundër fyerjeve të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ndaj ministers Dhurata Hoxha.
Deputetet e partive në pushtet iu përgjigjën thirrjes së Izmakut duke u ngritur në këmbë, ndërsa ata të opozitës kundërshtuan sic e quajtën distancimin selektiv të fyerjeve.
Daut Haradinaj, deputeti i AAK-së tha se për fjalë fyese duhet të distancohet edhe Isa Mustafa, i cili ka fyer më parë deputetët e opozitës.
“Nëse duhet të distancohet atëherë duhet të flasë kryeministri dhe të distancohet për fjalët :knus, pulë, kali, gomar. Ku është dallimi mes lopës dhe gomarit”, ka thënë Haradinaj.
Kurse Shqipe Pantina ua përmendi deputeteve të PDK-së rastin e fyerjes së Flora Brovinës nga Adem Grabovcit, për të cilën nuk reaguan ato.
Ndërsa Arben Gashi nga LDK ka kërkuar që për fyerje të tilla të ushtrohet padi “e jo problemet e rrugës të sjellen në kuvend”.