Një gazetar i televizionit Alsat M nga Maqedonia, i cili bëri një paraqitje direkte nga Kuvendi maqedonas, ka thënë se gazetarët që ndodhet aty ndihen të pasigurt. Ai njoftoi se po vazhdojnë të mbahen të ngujuar në disa dhoma brenda objektit të Kuvendit.
Sipas tij, gazetarët kanë qenë më të sigurt në kohën kur brenda në objekt ka pasur edhe deputetë por tashmë ata janë evakuuar.
Tensionet në Kuvendin e Maqedonisë filluan pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të këtij institucioni.
Një numër protestuesit kanë arritur të hynë brenda objektit, ku kanë sulmuar deputetë dhe gazetarë.
Mediat nga Maqedonia kanë raportuar për disa deputetë të lënduar, prej të cilëve ka edhe në gjendje të rëndë./Insajderi.com