×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Abazi: Glauk Konjufca ka bërë shkelje të rëndë sot në Kuvend

    Insajderi
    16 February 2023 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti, Haki Abazi ka akuzuar kryeparlametarin, Glauk Konjufca që sot ka bërë shkelje të rregullores. Ai ka thënë se nuk ka pasur vendim për shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe largimin nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, shkruan Insajderi.

    Abazi ka thënë se Konjufca ka lexuar një vendim të paqenë.

    “Kryeparlametari Konjufca ka bërë shkelje të rëndë të rregullore, ka lexuar një vendim të paqenë për zëvendësimin e anëtarëve të komisioneve parlamentare”, tha ai.

    “Le ta gjenë dikush që grupi parlamentar ka marrë vendim për shkarkimin tim. Nëse Konjufca e ka vendimin e ftojë me publiku, unë i kërkojë falje. Nuk ka vendim”, u shpreh ai teksa shtoi se ka manipulime brenda Grupit Parlamentar të LVV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark