Deputeti aktakuzën për mashtrim e quan fushatë kundër tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti aktakuzën për mashtrim e quan fushatë kundër tij

    Insajderi
    12 December 2016 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia e Ashkalive të Kosovës, Etem Arifi, ndaj të cilit Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë për ‘mashtrim me subvencione’, i ka thënë Gazetës Insajderi se kjo ka qenë një fushatë kundër tij gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.

    “Ka qenë një fushatë kundër meje gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare 2014. Asgjë tjetër nuk ka këtu”, ka thënë për Insajderin deputeti Arifi, i cili gjendej jashtë vendit.

    Burime të Gazetës Insajderi thonë se vetë deputeti Etem Arifi e kishte themeluar OJQ-në ““Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke e siguruar kështu shumën prej mbi 25 mijë eurosh, te cilin pretendim e ka edhe Prokuroria.

    Gazeta e ka pyetur deputetin Arifi rreth kësaj çështjeje, por ai nuk është përgjigjur./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark