×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Deputeti austriak ka disa fjalë për Serbinë dhe shtetet e BE-së sa i përket njohjes së Kosovës

    Insajderi
    11 November 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti austriak, Helmut Brandstatter, ka mbajtur takim me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhajn, derisa ka thënë se të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës.

    Veç tyre, ai tha se Kosovën duhet ta njohë edhe Serbia.

    Këto komente, ai i bëri pas një takimi që zhvilloi me deputetin e PDK-së në Parlamentin Austriak.

    “E takova Enver Hoxhajn në Parlamentin Austriak. U pajtuam se të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Republikën e Kosovës”, shkroi ai pas këtij takimi.

    Tutje, ai tha se në Ballkan aktualisht nuk ka luftë, mirëpo “na duhet paqja e përhershme”.

    “Tani kemi mungesë lufte, por na duhet paqja e përhershme në rajonin e Ballkanit i cili është pjesë e rëndësishme e Evropës”, deklaroi Deputeti austriak, Helmut Brandstatter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark