Deputeti Haxhiu paralajmëron valë të re të COVID-19: Kosova është larg imunizimit të popullatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti Haxhiu paralajmëron valë të re të COVID-19: Kosova është larg imunizimit të popullatës

    Insajderi
    31 October 2021 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë se ekspertët e shëndetësisë po paralajmërojnë valë të re të COVID-19 dhe sipas tij Kosova është larg imunizimit të popullatës dhe Ministrisë së Shëndetësi nuk po i bëhet vonë pasi është pa vizion e strategji konkrete, shkruan Gazeta Insajderi.

    Haxhiu ka kritikuar ndërprerjen e vaksinimit gjatë vikendeve në Kosovë

    “Me vetëm 40% të  qytetarëve të  vaksinuar me dy dozat e vaksinës anti-COVID-19 Ministria e Shëndetësisë e  nderpret sërish vaksinimin gjatë vikendeve, duke e lën anash  edhe fushatën për vaksinim dhe për pasojë kemi rënie të numrit të të vaksinuarëve në baza ditore e javore”, shkruan mes tjerash Haxhiu.

    Postimi i plotë:

    Papërgjegjësia, paaftësia dhe neglizhenca e MSH në procesin e vaksinimit rezultoi me humbjen e jetëve të shumë qytetarëve.

    Me vetëm 40% të  qytetarëve të  vaksinuar me dy dozat e vaksinës anti-COVID-19 Ministria e Shëndetësisë e  nderpret sërish vaksinimin gjatë vikendeve, duke e lën anash  edhe fushatën për vaksinim dhe për pasojë kemi rënie të numrit të të vaksinuarëve në baza ditore e javore.

    Ministrisë së Shëndetësisë i’u nevojiten 8 muaj kohë për të filluar procesin e vaksinimit me ekipet mobile në sheshet e Kosovës.

    Dikush duhet të jap llogari për katastrofën shëndetësore të shkaktuar gjatë muajve të kaluar, për jetët e humbura nga COVID-19, pa llogaritur këtu  pasojat shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga veprimet e papërgjegjshme, politike e populiste të kësaj qeverie.

    Dikush duhet të jap përgjegjësi për 133 mijë doza të vaksinave të cilave u kaloi afati i perdorimit.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins në Kosovë për 8 muaj vetëm 40% e qytetarëve janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinave anti-COVID-19.

    Ekspertët e Shëndetësisë paralajmerojnë valë të re të COVID-19  dhe kjo shifër e vaksinimit është e  ulët për të mbrojtur popullatën nga valët e reja të COVID-19.

    Me këtë nivel të vaksinimit jemi largë imunizimit të popullatës dhe Ministrisë së Shëndetësi nuk po i bëhet vonë pasi është pa vizion e strategji konkrete se si ta përmbush vaksinimin  e tërë popullatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark