×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Dështimi në INTERPOL , fundi i kësaj qeverie

    Insajderi
    20 November 2018 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë nisur reagimet e ashpra pasi Kosova dështoi të anëtarësohet në INTERPOL.

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në një postim në facebook ka thënë se dështimi për anëtarësim në këtë organizatë, është fundi i qeverisë.

    Ka shtuar se duhet të ketë zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur.

    “Deshtimi per anetaresim ne Interpol, eshte fundi i kesaj qeverie. Kosova nuk mund te duroj kete lloj qeverisje as edhe nje dite me tutje. Koordinim nacional per vizat duhet urgjent, LDK duhet te prije kete proces. Zgjedhje tash!”, ka shkruar Gashi.

    Kosova dështoi të anëtarësohet në INTERPOL, pas dy raundeve radhazi. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark