Deputeti i LVV-së: Qeveria ‘Kurti 3’ do bëhet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LVV-së: Qeveria ‘Kurti 3’ do bëhet

    Insajderi
    22 March 2025 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Megjithëse kanë kaluar më shumë se një muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ende nuk ka pasur lëvizje konkrete për formimin e institucioneve. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi është ende në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura më 15 mars 2025. KQZ-ja ka bërë të ditur se do të presë vendimet e institucioneve përkatëse për ankesat, dhe pas zbatimit të këtyre vendimeve, do të mund të procedohet me certifikimin e rezultateve përfundimtare.

    Nga ana tjetër, opozita ka filluar të ndërmarrë hapa konkretë. Krerët e partive opozitare kanë zhvilluar një takim për të diskutuar situatën paszgjedhore dhe mundësinë e formimit të institucioneve. Ky informacion u konfirmua nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

    Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, shprehen të bindur se Qeveria Kurti 3 do të formohet. Deputeti i zgjedhur i këtij subjekti politik, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se, megjithatë, formimi i institucioneve nuk mund të bëhet para përfundimit të procesit të ankesave dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore. Ai shtoi se, edhe pse ky proces nuk është përmbyllur ende, Qeveria Kurti 3 do të formohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark