Insajderi
Lajme

Deputeti i PD zbulon letrën që i ka çuar ish-kryetares së SHISH, Vlora Hysenit

Insajderi
24 September 2026 - 23:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputeti i PD zbulon letrën që i ka çuar ish-kryetares së SHISH, Vlora Hysenit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur lidhur me letrën që i kishte dërguar ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Balliu tha se Hyseni i është përgjigjur zyrtarisht letrës së tij, por përmbajtja e përgjigjes nuk mund të bëhet publike për shkak të natyrës së informacionit.

“Kam çuar një letër për të cilën më ka kthyer përgjigje. E kam pyetur edhe në komision. Përgjigjen unë nuk mund ta them sepse edhe ajo përgjigje është sekret për shkak të natyrës së punës që kishte zonja dhe institucioni”, tha Balliu për Euronews Albania.

Ai shtoi se përgjigjja ekziston dhe se mund të kërkohet zyrtarisht, por sipas tij, pa deklasifikimin e saj nuk mund të japë detaje të mëtejshme.

Balliu foli edhe për diskutimet në komision, duke pretenduar se pyetjet e tij lidhur me marrëdhënien e Vlora Hysenit me Gys Agasin ishin përqeshur nga disa kolegë.

Ai tha gjithashtu se opozita kërkon që institucionet të mbajnë përgjegjësi dhe që prokuroria të kryejë detyrën e saj për të hetuar çështjet për të cilat është ngritur shqetësimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark