×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Deputeti i PDK-së e quan të papjekur deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin

    Insajderi
    18 January 2023 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, e ka quajtur të papjekur deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

    Sipas tij kjo deklaratë nuk ka qenë diplomatike e as politike.

    Deputeti i PDK-së, ka thënë se deklaratat e Kurtit ndër vite për Ivanoviqin kanë dallime të mëdha, teksa thotë se Kurti e ka lartësuar ish-politikanin serb, i dënuar me nëntë vite nga Gjykata e EULEX-it për vrasjen e 10 shqiptarëve në prill të vitit 2000.

    “Realisht unë konsideroj që deklarata e Kurtit, ndoshta nuk ia vlen as të vlerësohet për arsye se kemi një Kurti që në 2016 për të njëjtin person e jepte një deklaratë krejt të kundërt me atë që thotë sot në vitin 2023, andaj mendoj se është një deklaratë e papjekur e kryeministrit. Mendoj se nuk ka qenë as diplomatike e as politike, dhe për këtë jemi këtu që të gjithë ata që kanë bërë krime apo dorasit e Ivanoviqit, të dalin para drejtësisë”, u shpreh Beqa

    Video:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark