Insajderi
Lajme

Deputeti i PDK-së akuzon Albin Kurtin për “inxhiniering shtetëror” në Mitrovicë

Insajderi
11 November 2025 - 11:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputeti i PDK-së akuzon Albin Kurtin për “inxhiniering shtetëror” në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas zhvillimeve zgjedhore në Mitrovicë, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për manipulim masiv me fletëvotime.

“Keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar. Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit. Aq shumë fletë pa vulë, me numra të çrregullt serikë, saqë këtu nuk bëhet fjalë për një grusht fletëvotimesh. Këtu bëhet fjalë për dengje fletëvotimesh që kanë qenë në duart e njerëzve të VV-së përpara se të fillonte procesi zgjedhor. Në video shihet një fletëvotim pa vulë!”, ka shkruar Behrami në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark