Insajderi
Lajme

Deputeti i PDK-së: Kosovës i duhet koalicioni VV-PDK

Insajderi
11 August 2026 - 19:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputeti i PDK-së: Kosovës i duhet koalicioni VV-PDK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK),ka thënë se vendit i duhet një koalicion për normalitet, duke thënë se ai është PDK-VV.

Tutje, Rrustem Mustafa, ka thënë se edhe për koalicionin PDK-LDK kishte pasur dyshime, por pastaj shumë punë të mëdha u kryen.

“Tani para nesh kemi dy forcat më të mëdha politike: Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Demokratike të Kosovës.E di që mes nesh janë thënë fjalë të ashpra. E di që ka mosbesim. E di që zemrat janë djegur nga retorika e luftës politike. Por më lejoni t’ju them jotokësisht diçka: Kosova nuk është pronë e asnjë partie. Kosova është shtëpia e të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark