Insajderi
Lajme

Deputeti i PDK-së: Për çështjen e presidentit vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Insajderi
13 February 2026 - 15:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputeti i PDK-së: Për çështjen e presidentit vendi duhet të shkojë në zgjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani e ka cilësuar si të nxituar dhe pa peshë qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka shprehur gatishmëri për të nisur diskutimet me subjektet e tjera politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai ka theksuar se një proces i tillë duhet të ndërmerret vetëm pasi të jenë finalizuar rezultatet e zgjedhjeve. Sipas tij, vetëm pas përmbylljes së këtij procesi mund të krijohen kushtet për një dialog të mirëfilltë dhe për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët rreth kandidaturës për president.

“Besoj se rreth çështjes së presidentit vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe të kemi një rikonstruktim të Kuvendit dhe të kemi një vlerësim nga ana e qytetarëve. Veprimet e LVV-së që kanë qenë gjatë kësaj përiudhe kanë qenë më shumë veprime populiste. Për kaq kohë të shkurtë është vërtetuar se është përdorur mekanizmi i populizmit për të arritur rezultatin e fundit. Këtë më së miri e tregon votimi i Kurtit dhe LVV-së për nënkryetarin e Kuvendit nga Lista Serbe.”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark