×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i Ukrainës që foli shqip në Asamble: Që një vit e kam ngritur këtë çështje, urime

    Insajderi
    16 April 2024 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Këtij lajmi i është gëzuar deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko.

    “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sapo ka rekomanduar Komitetin e Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e këtij Kuvendi! Vendim i rëndësishëm! Unë e kam ngritur këtë çështje për më shumë se një vit! Dhe së fundi, një hap tjetër është hedhur! Urime Kosovës për këtë vendim!”, ka shkruar ai.

    Në fjalimin e tij sonte, para votimit, ai u shpreh: “Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha ai deputeti Goncharenko, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Deputeti ukrainas foli edhe në shqip.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark