Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë se për pak ka qenë duke votuar kundër strategjisë së abstenimit.
Por thotë se ka pasur edhe elemente të mira, megjithatë thotë se nuk është i plotë.
“Unë e pash edhe te strategjia e sigurisë së vendit kam asbtenuar, kam qenë gati me votu kundër, por kam pa edhe elemente të mira. Mirëpo ajo strategji nuk i ka plotësuar nevojat për me pa drejtë pozicionin e Kosovës”, ka thënë ai në Pressing të T7.
Ai po ashtu e ka kritikuar edhe Qeverinë që e drejton Lëvizja Vetëvendosje për acarimin e shoqërisë.
“I kanë prish punët me veteranët, me arsimarët”, etj.
Megjithatë deputeti e ka mbrojtur Kurtin për sa i përket çështjes së dialogut.