Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka shpërndarë një postim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se ai është i pari që vetëofrohet si partner i Zajednicës.
“Haradinaj vetëofrohet si partneri i parë i Zajednicës”, ka shkruar ai.
Ndryshe Haradinaj ka dhënë mendimin e tij për çështjen e Asociacionit, që ditëvë të fundit është kthyer në temën kryesore të vendit.
Ai kishte thënë se Asosacioni po përdoret si mbulesë.
“Të gjithë ata që Asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe”, kishte thënë ai.
Ai shprehet se marrëveshja e madhe mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA-në dhe BE-në.