×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputeti i VV-së, thotë se u kërcënua me armë nga serbët në vitet 90-ta

    Insajderi
    07 January 2023 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka rrëfyer një ngjarje, që sipas tij kishte ndodhur në një të diele në Fushë Kosovë.

    Ai ka thënë se mënyra se si trajtohej një serb në këtë treg ishte gati komike.

    “Kam qene deshmitar njehere ne “tregun e veturave” te dielen ne Fushe Kosove. Ishin mbledhe nja 4-5 shqiptare per rreth nje serbi duke u mundu me nje serbishte me duar e me kembe me ia pershkru nje pajisjen, te cilen deshironte me e ble. Cope paten ra deri sa edhe situata u be komike. Ua garantoj me jete qe kjo pervoje e imja ne thelb eshte fort reprezentative antropologjikisht per menyren e trajtimit shoqeror te serbeve ne Kosove.” – shkroi ai.

    Tutje deputeti Gola rrëfen edhe një ngjarje të viteve 90-ta, duke treguar se ka qenë disa herë i kërcënuar nga grupet huligane serbe.

    Ai tha se serbi ishte i katërti në veturë ndërkaq Gola i vetëm duke ecur, ata kishin ndaluar veturën dhe i kishin vendosur armën në prehër duke i thënë “gde cesh shqiptar?

    “Perndryshe, vete disa here si i vetem kam qene viktime e grupeve huligane serbe gjate te ‘90-ve, vec per shkak se me njihnin si shqiptar. Madje edhe me arme me kane kercenuar. Si sot me kujtohet kur vete i katerti ne veture, e une duke ecur i vetem, u ndal para kembeve te mia dhe nxori armen dhe e vendosi ne preher duke me thene: “gde cesh shqiptar?”. Ishte bashkekohanik i imi.” – shkroi Gola.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark