Deputeti i PDK-së thotë se Thaçi nuk e ndali trenin ilegal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së thotë se Thaçi nuk e ndali trenin ilegal

    Insajderi
    19 January 2017 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë se trenin ilegal që tentoi të hyjë në territorin e Kosovës e ka ndalur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq. Në këtë mënyrë, ai e ka demantuar ish-liderin e tij partiak, Hashim Thaçin, i cili të mërkurën tha se ka qenë më meritori që treni nuk është futur në Kosovë.

    “Trenin nuk e ndali as Amerika, por e ndali Vuçiqi,” ka thënë ai.

    “Po ta kishte ndal Kosova, do ta ndalte në kufi. Vendosja e njësiteve speciale që gabimisht po quhen ROSU pasi nuk është më ashtu, njësitet speciale janë vendosur në kufi”, ka thënë ai në emisionin Rubikon, duke shtuar se megjithatë institucionet e Kosovës kanë ndikuar tek vendimi i kryeministrit serb.

    Presidenti Hashim Thaçi të mërkurën ka thënë se po të mos ishte ai, treni ilegal i Serbisë do të futej në Kosovë.

    I pyetur direkt nëse treni do të futej në Kosovë po të mos ishte ai, presidenti është përgjigjur prerazi.

    “Po do të futej”, ka thënë Thaçi në emisionin “Komiteti”./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark