Deputeti përpiqet që ta linçoj opozitën: Deklaratat e tyre inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputeti përpiqet që ta linçoj opozitën: Deklaratat e tyre inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale

    Insajderi
    05 November 2022 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas deklaratave të opozitës mbi largimin e përfaqësuesve serb nga institucionet shtetërore duke u përpjekur të linçoj ato parti.

    Dugolli ka shkruar se sipas tij deklaratat e opozitës inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale.

    Deputeti qasjen e opozitës e quan si të habitshme dhe të dëmshme për shtetin.

    “Deklaratat e opozitës inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale që duan minimin e shtetësisë së Kosovës. Në vend që të kritikonin Serbinë dhe satelitin e saj Listën Serbe, ata kritikojnë veprimet e Qeverisë Kurti! E habitshme dhe shumë e dëmshme për Kosovën kjo qasje e opozitës”, ka shkruar Dugolli në facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark