Sipas Raduloviç, konfiskimi i Kombinatit “Trepça” duhet të bëhet në koordinim me të drejtat themelore të njeriut – të drejtën të pronës.
Ai kërkoi nga Kryeministri, nëse është i gatshëm të nënshkruajë letrën dhe ta dërgojë atë në Qeverinë e të gjitha shteteve anëtare të BE-së.
“Unë mendoj se do të ishte e mençur për dërgimin e një letre të tillë, sepse kjo është në interes të Serbisë dhe aksionarëve serbë”, tha Raduloviç në një konferencë për shtyp me gazetarët në parlamentin serb.
Raduloviç tha se ishte e pabesueshme që Qeveria e Serbisë anuloi vendimin e Kuvendit të Kosovës për ligjin për Trepçën, duke thënë se ajo anuloi një vendim të një shteti që nuk e njeh – të Kosovës.
“Vendimi i Qeverisë ishte padyshim një shfaqje teatrale, shprehje e pafuqisë dhe një tregues se ata nuk kanë asnjë përgjigje rreth kësaj çështje”, tha Raduloviç.
Ligji për “Trepçën” është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 8 tetor të këtij viti, mirëpo nëse Ligji për Trepçën nuk do të hynte në fuqi deri më 2 nëntor, gjiganti ekonomik do të mund të shkonte në likuidim sipas vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme. /Insajderi.com